Unë besoj se e ardhmja e Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Objektivi i BE-së në Kosovë është të përkrahë autoritetet e Kosovës në zhvillimin e një shoqërie stabile, të qëndrueshme dhe shumetnike, që bashkëpunon në mënyrë paqësore me fqinjët e saj... më tepër |
![]() |
07.08.2010
Edicioni i 9-të i Dokufestit të Prizrenit u mbajt këtë vit prej datës 31 korrik deri më 7 gusht
Gjatë gjithë nëntë viteve të fundit, organizatorët e Dokufestit kanë krijuar një ngjarje të vërtetë evropiane që promovon hapjen, larminë kulturore dhe lirinë e shprehjes. Këtë vit disa mijëra spektatorë u mblodhën në Prizren për të shikuar ekranizimin e 200 dokumentarëve dhe të filmave të shkurtër nga Ballkani Perëndimor, Evropa dhe bota.
Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së (EUSR) e konsideron posaçërisht ekranizimin e dokumentarëve të fokusuar në çështjet e të drejtave të njeriut në mbarë botën si një kontribut të rëndësishëm për të nxitur sensibilizimin dhe angazhimin qytetar në mesin e audiencës kosovare dhe asaj ndërkombëtare. Në natën përmbyllëse të Dokufestit më 7 gusht 2010, zyra e EUSR-së, çmimin Dokumentari më i Mirë për të Drejtat e Njeriut ia ndau “Enemies of the People” nga Rob Lemkin dhe Thet Sabath nga Mbretëria e Bashkuar. Ky dokumentar paraqet një dokumentim të rrallë të regjimit të Kmerëve të Kuq në Kamboxhia, që theu heshtjen për njërin nga regjimet më të dhunshme në historinë e njerëzimit.
Juria për të Drejtat e Njeriut po ashtu e ka përmendur posaçërisht “Tobacco Girl” nga Biljana Garvanlieva që ofroi një konfrontim poetik të normave të vendosura shoqërore dhe të pabarazive të shumështresuara në Maqedoni.
Çdo vit Dokufesti tërheq gjithnjë më shumë mysafirë ndërkombëtarë dhe filma pjesëmarrës dhe është bërë ngjarja kulturore më relevante dhe më me ndikim në Kosovë.
22.07.2010
BE-ja përshëndet shpalljen e mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne po e studiojmë atë me kujdes të madh.
Mendimi këshillëdhënës hap një fazë të re. Tani duhet fokusuar drejt së ardhmes. E ardhmja e Serbisë gjendet në Bashkimin Evropian. Edhe e ardhmja e Kosovës gjendet në Bashkimin Evropian. Kjo është në përputhje me perspektivën europiane të rajonit dhe me konkluzionet përkatëse të Këshillit.
Marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimi rajonal dhe dialogu janë themelet mbi të cilat është ngritur BE-ja.
Prandaj, BE-ja është e gatshme të lehtësojë procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ky dialog do të shërbejë për avancimin e bashkëpunimit, për përparimin në shtegtimin drejt Europës dhe përmirësimin e jetës së njerëzve. Vetë procesi i dialogut do të përbënte një faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon.