Rreth Përfaqësuesit Special Evropian në Kosovë

Samitin e Selanikut, në qershor 2003, BE-ja theksoi përkrahjen e saj paekuivok për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor. Këshilli e përsëriti këtë angazhim më 10 dhjetor 2007 dhe rikonfirmoi përkrahjen e tij të vazhduar për rrugën e rajonit drejt BE-së. Si rezultat Kosova është e ankoruar vendosmërisht në kornizën e Procesit të Stabilizim Asociimit. 

 

Objektivi i BE-së në Kosovë është të përkrahë dhe ndihmojë autoritetet vendore në zhvillimin e një Kosove stabile, të qëndrueshme, paqësore dhe shumetnike që bashkëpunon në mënyrë paqësore me fqinjët e saj në rajon dhe për këtë arsye Këshilli i Bashkimit Evropian emëroi Përfaqësuesin Special të BE-së (EUSR) në Kosovë.

 

Mandati: mandati është përcaktuar me Vendimin e Përbashkët të Këshillit 2010/446/CFSP të datës 11 Gusht 2010. Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën:

 

·       do të ofrojë këshillimin dhe përkrahjen e BE-së për Qeverinë e Kosovës në procesin politik drejt integrimit evropian.

·       do të promovojë koordinimin e përgjithshëm të pranive të BE-së në Kosovë, si p.sh. Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian  dhe Misionin e Sundimit të Ligjit EULEX.

·       do të sigurojë njëtrajtshmëri dhe koherencë në veprimet e BE-së që kanë për synim publikun.

·       do të ofrojë këshillim politik lokal  për Drejtuesin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX në Kosovë.

·       do të kontribuojë në zhvillimin dhe konsolidimin e respektit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në Kosovë.

 

Përfaqësuesi Special i BE-së, Pieter Feith, i raporton Këshillit të Bashkimit Evropian, organit ndër-qeveritar që përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së, nëpërmjet Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri (CFSP) dhe Zëvendës-Presidentes së Komisionit Evropian, Catherine Ashton, e cila u emërua në këtë post në Nëntor 2009.

Përfaqësuesi Special i BE-së, aktualisht ka mandat të dyfishtë dhe vepron gjithashtu si Përfaqësues Ndërkombëtar Civil (ICR) për Kosovën. Për më tepër informacion në lidhje me këtë mandate të veçantë, luteni të klikoni këtu.

 

 
Pieter Feith: CV - Speeches - Articles - Press release - Interviews - Photos - Audio-visual
EUSR: About the EUSR - EU Statements on Kosovo - Media Centre - About the EU - Contact Us - Job Vacancies - Useful Links

©2009 European Union Special Representative (EUSR)
"Blue Building" St. Ahmet Krasniqi PN (100 metres south of Hotel Adria) 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 20 44 100 (central) Fax: +381 (0) 38 20 44 210 E-mail: office@eusrinkosovo.eu

travesti jigolo porno izle Şarkı Dinle