Të reja

EUSR-ja: Përfaqësimi më i madh i grave në politikë dhe në ekonomi me rëndësi për progresin e Kosovës

04.03.2010

 

 

Sot, Përfaqësuesi Special i BE-së (EUSR), Pieter Feith, ka vizituar shoqatën e biznesit të grave ‘Avenija’ në Llapnasellë si pjesë e shkëmbimeve të tij të vazhdueshme me organizatat e shoqërisë civile në Kosovë. ‘Avenija’ është duke i ndihmuar dhe bashkërenduar aktivitetet për ngritjen në një shkallë më të lartë të kushteve që ndërlidhen me punën për gratë.

Pas diskutimeve me përfaqësueset e shoqatës së biznesit të grave ‘Avenija’, EUSR-ja e dha këtë deklaratë:

“Duhet të bëhen më shumë përpjekje për të forcuar pozitën e grave të të gjitha komuniteteve në shoqërinë kosovare. Sfidat ekonomike me të cilat ballafaqohet sot Kosova më së miri mund të trajtohen me pjesëmarrjen e plotë të grave. Fuqizimi ekonomik përmes mbështetjes financiare dhe trajnimeve do t’i shtojë nismat e grave për të filluar bizneset e veta dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për rritjen e standardit jetësor.

Në dritën e afrimit të Ditës Ndërkombëtare të Grave më 8 Mars, dëshiroj t’iu rikujtoj autoriteteve kosovare zotimet e tyre për të siguruar pjesëmarrje më të madhe të grave në të gjitha nivelet e vendim-marrjes. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për t’i adresuar çështjet si dhuna në familje dhe trafikimi me qenie njerëzore në kuadër të një kornize institucionale të fuqizuar.  

(Fund)

Kontakti për media: Julia Rueter në julia.rueter@eusrinkovo.eu, 038 2044 316, 044 509 760.


EUSR-ja: Përfaqësimi më i madh i grave në politikë dhe në ekonomi me rëndësi për progresin e Kosovës

 
Pieter Feith: CV - Speeches - Articles - Press release - Interviews - Photos - Audio-visual
EUSR: About the EUSR - EU Statements on Kosovo - Media Centre - About the EU - Contact Us - Job Vacancies - Useful Links

©2009 European Union Special Representative (EUSR)
"Blue Building" St. Ahmet Krasniqi PN (100 metres south of Hotel Adria) 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 20 44 100 (central) Fax: +381 (0) 38 20 44 210 E-mail: office@eusrinkosovo.eu

travesti jigolo porno izle Şarkı Dinle